Si po ndihmohet Real Madridi nga Vinicius që të nënshkruajë me Davies – braziliani bëri të njëjtën gjë me Bellingham

Të gjithë tashmë janë në dijeni se objektivi i dytë i transferimit të Real Madridit, pas Kylian Mbappes, është Alphonso Davies.

Relevo raporton se Vinicius Junior po i ndihmon bardhezinjtë në afrimin e lojtarit të Bayern Munichut.

Dy lojtarët janë të afërt dhe braziliani është parë duke u shoqëruar me kanadezin në vende të ndryshme nëpër botë.

Kështu që Vini po përpiqet të bindë Davies të bashkohet me Real Madridin në afatin kalimtar të kësaj vere.

Para se Jude Bellingham të transferohej në Bernabeu, ai gjithashtu pati biseda të shumta me brazilianin që e bindi atë të zgjidhte bardhezinjtë mbi opsionet e tjera.

Relevo shton se Madridi po përgatitet të bëjë një ofertë për mbrojtësin e majtë të Bayernit në verë. Ai do të kishte vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij, kështu që ai nuk duhet të jetë shumë i kushtueshëm. /Telegrafi/