Shuma e majme, sa do t’i paguajë Roma Mourinhos në rast se e shkarkon para mbarimit të kontratës

Roma ka nisur në mënyrë katastrofike sezonin e ri në Serinë A.

Skuadra e mbushur plot me yje për kushtet italiane, duhej të luftonte për titull në sezonin 2023/24, por skuadra me Jose Mourinhon në pankinë, po përjeton mësime të tilla futbolli që janë thjesht të pakuptueshme.

Nëse drejtuesit e Romës vendosin të shkarkojnë trajnerin portugez, do t’i duhet t’i paguajnë atij një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh, duke iu referuar kontratës të nënshkruar midis të dy palëve.

Verdhekuqtë nuk mund ta përballojnë një luks të tillë, që do të thotë se ata nuk kanë gjasa të përdorin mekanizmin shkarkimit të Jose Mourinhos në këtë fazë.


Shtuar 1.10.2023 21:19