Shtohet një “rival” i papritur për Interin dhe Milanin

Kushtet e tmerrshme të barit të San Siros, e fortë, e thatë dhe e shkatërruar nga temperaturat e ftohta të dimrit milanez dhe numri i madh i ndeshjeve, janë bërë një rival më shumë për Interin dhe Milanin , të cilët arritën ta zëvendësojnë me bar të ri në funksion të derbin e radhës.

“Problemi më i madh është fusha, po bëhet e pamundur të luash si për ne ashtu edhe për Milanin. Nuk është një justifikim, është e vërtetë që mund të bëjmë më mirë, por nuk kemi mundur të luajmë topin gjatë gjithë janarit” u ankua Simone Inzaghi , trajneri i Interit.

“Kjo na detyroi ne dhe Milanin të ndryshonim stilin tonë të lojës, i cili luan futboll të madh. Nuk është i rregullt, nuk ka qenë kurrë kaq i vështirë dhe i thatë,” shtoi ai.

Kushtet e tmerrshme të barit i ekspozojnë lojtarët edhe ndaj rreziqeve të shtuara të dëmtimit, siç ndodhi këtë të diel me suedezin Zlatan Ibrahimovic .

Megjithëse nuk mund të vërtetohet me siguri se lëndimi është shkaktuar nga bari, nuk ka dyshim se nyjet dhe muskujt janë veçanërisht të stresuar në këto kushte.

San Siro tani do të ketë dy javë pushim përpara se liderët Inter dhe Milani i vendit të dytë të takohen në fundjavën 5-6 shkurt. r.t/albeu.com


Shtuar 24.01.2022 20:47