Shqiptarja Verona Alili e përfshirë në projektin e fanellës së bardhë të Arsenalit

Kompania e Arsenalit dhe Adidasit i kanë kërkuar një shqiptares që të jetë pjesë e fushatës kundër krimit me thikë (‘No More Red’).

Bëhet fjalë për Verona Alilin, e cila tha se në Arsenal kishte shkuar për ta kryer kursin për shkenca sportive.

“Tre muaj para se ta përfundoja, mësuesit panë që po shkëputesha, isha e painteresuar dhe kur ata flisnin, unë shkarravitja në letër. Ata më thanë: pse të mos e angazhojmë një mësues dizajni që të vijë të punojë me ju?” ka thënë Alili për mediumin e Arsenalit.

Për 6 javë, Alili punoi me dizajnerin e famshëm, Reuben Dangoor. Pas një pune mjaftë të madhe, Alili arriti ta krijojë fanellën që do ta veshin yje të shumtë.

Ish-futbollisti i Arsenalit Ian Wright, aktori Idris Elba dhe gjithë futbollistët e Arsenalit në ndeshjen e FA Cup kundër Nottingham Forest do ta kenë të veshur atë fanellë.


Shtuar 11.01.2022 17:42