Shqipëria zbret në fushë/ Kuqezinjtë do të zhvillojnë sot stërvitjen e parë zyrtare

Ditën e sotme, Shqipëria do të nisë  zyrtarisht përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, i cili u zyrtarizua vetëm pak ditë më parë në krye të stolit.

Trajneri italian zuri vendin e Silvinjos, duke qenë në këtë mënyrë trajneri i ri i skuadrës, i cili do të udhëheqë Shqipërinë në Ligën e Kombeve dhe kualifikueset e Europianit të ardhshëm, duke pritur natyrisht se çfarë do të ndodhë në kualifikuese.

Të lidhura

None found

Megjithatë, vëmendjen kryesore për momentin e zënë dy ndeshjet miqësore që luajnë kuqezinjtë pas pak ditësh në Tiranë.

Skuadra jonë luan ndaj Izraelit në datën 3 qershor në “Air Albania”, dhe vetëm 3 ditë më vonë, po në “Air Albania” do të presë Luksemburgun.

Për trajnerin Maran, këto do të jenë ndeshjet e para nën drejtimin e skuadrës dhe natyrisht mund t’i shërbejnë për tu njohur më mirë me skuadrën dhe me lojtarët.

Këto dy ndeshje, me shumë gjasa janë miqësoret e vetme që kuqezinjtë do të kenë duke qenë se në shtator nis Liga e Kombeve.

PËRGATITJET- Pak ditë më parë, trajneri Maran doli para mediave në konferencë shtypi dhe publikoi listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy takime, ku nuk munguan risitë dhe surprizat. Prej disa ditësh, një pjesë e mirë e lojtarëve që kanë përfunduar kampionatet me skuadrat e tyre, kanë mbërritur në Tiranë dhe janë stërvitur individualisht, teksa nuk ka munguar as rikuperimi për ta, pasi është fundi i kampionatit dhe shumë lojtarë janë të ngarkuar maksimalisht. Ndërkohë, ditën e djeshme është plotësuar grupi dhe sot do të zhvillohet seanca e parë zyrtare nën drejtimin e trajnerit të ri. Maran do të ketë mundësi të punojë pak ditë me grupin e plotë dhe më pas të vendosë për lojtarët që do ta nisin nga minuta e parë ndaj Izraelit ndërkohë që pritet që të marrin minuta të gjithë futbollistët e grumbulluar me kuqezinjtë në këto dy teste miqësore. Pas ndeshjes ndaj Izraelit, Shqipëria do të ketë edhe miqësoren e dytë me Luksemburgun ku sërish koha për të përgatitur takimin, do të jetë e limituar duke qenë se kuqezinjtë do të kenë një ditë rikuperim pas ndeshjes dhe më pas 2 seanca stërvitore të tjera.

RIVALËT- FSHF ka njoftuar ndeshjet me dy rivalët pak javë para se trajneri Maran të merrte drejtimin e Shqipërisë dhe ishte bërë e ditur se në këto miqësore, Shqipëria do të ishte e qartë për trajnerin. Dhe në fakt, pak ditë më parë u emërua trajneri i ri i cili do të ketë mundësi që të provojë skuadrën në dy rivalë jo shumë të fortë, sidomos miqësorja e dytë. Nga ana tjetër, skuadrat më të forta janë edhe në Botëror dhe kanë afat të limituar kohe dhe kanë kërkuar që të kenë miqësore me skuadra që gjithashtu luajnë në Botëror. Fakti që dy rivalët nuk janë të një niveli shumë të lartë, i jep mundësi kuqezinjve që të provojnë edhe lojtarë të tjerë që deri më tani nuk kanë pasur hapësira me skuadrën e Silvinjos, si Shpendi apo Hasa.


ganobetcasibomcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetmarsbahisimajbet girişJojobetganobetpokerklasjojobetjojobetnakitbahis girişJojobet Güncel GirişCasibommadridbetJojobetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişcasibomCasibom GirişJojobet GirişJojobet Girişjojobet