VIDEO/ Rama replikë me Fatos Lubonjën: Jeton me makthin e mafies që kur u nda nga unë, s’e kam betejën me ju, por…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me analistin Fatos Lubonja, i cili një ditë më parë doli në mbështetje të protestave kundër ndërtimeve turistike në zonën e Zvërnecit.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Rama u shpreh se “Lubonja jeton me makthin e mafies”, ndërsa theksoi se “mafia që ai tregon është njësoj si ata që i tregonin atij armikun e popullit”.

Të lidhura

None found

Më tej Rama u shpreh se qeveria nuk është në përplasje me qytetarët apo kundërshtarët e projekteve, por se diskutimi duhet të jetë mbi vizionin afatgjatë të zhvillimit ekonomik dhe turistik.

“O do zgjedhim zhvillimin e qëndrueshëm më investitorë të ekselencës, Mandarin oriental, Atlantis nuk ka ardhur në Evropë, është vetëm në Dubai dhe në Kinë, e doni ta silleni në Evrope, silleni në Vlorë. Nuk doni?! Nuk them pa problem, se është problem shumë i madh. Unë me forcë kundër jush nuk jam i interesuar, me forcë që kundër atyre që me forcë na kanë qëndruar përball ne dhe Shqipërisë, po deri në fund. Po me forcë kundër jush jo. Që t’ju shoh unë që të shkoni pas berihait të Fatos Lubonjës, që jeton me makthin e mafies që kur u nda nga unë, unë nuk e pranoj. Respekt për atë si person, respekt për vuajtjet e tij të mëparshme, por mafien që ai më tregon mua, ma tregon sepse është njësoj si ata që i tregonin atij armikun e popullit, e njëjta gjë. Doni këtu e keni edhe atë. Që mos them dhe ata të tjerët që rrinë të fshehur, thonë ishalla po cohën ata që kanë mbështetur Edi Ramën dhe shkojnë pas berihait sepse ne nuk e mundim dot. Mua nuk ka nevojë të më mundni miqtë e mi, ju jo. Unë nuk e kam me ju betejën. Betejën e kam bashkë me ju. Ca niveli e duam Shqipërinë është pyetja që duhet të bëjmë përballë këtij projekti”, tha kryeministri Edi Rama.

Çfare tha Lubonja?

“Kjo është çështje e të gjithë neve, sepse ka ardhur koha që të mendojmë seriozisht se këta mund të na vijnë dhe të na tërheqin zvarrë nga shtëpitë tona. Tani kjo ngjarja e Zvërnecit, zbërthen mekanizmin e pushtetit kriminal, prandaj mendoj se përveç entuziazmit dhe besimit se mund ta mundim, duhet edhe ta njohim mirë. Unë nuk jap shumë dot entuziazëm se mund ta mundim, pajtohem me parafolësit që thanë se ‘kur mbaron fjala gjykon palla’, është fjalë e popullit kjo, por historitë e diktaturave janë shumë të trishta”, tha Lubonja në protesten e djeshme.

 


Shtuar 1.06.2026 11:51

ganobetcasibomcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetmarsbahisimajbet girişJojobetganobetpokerklasjojobetjojobetnakitbahis girişJojobet Güncel GirişCasibommadridbetJojobetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişcasibomCasibom GirişJojobet GirişJojobet Girişjojobet