Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21, “EURO 2027”, Federata Shqiptare e Futbollit ka finalizuar marrëveshjen me Federatën Ukrainase të Futbollit për organizimin e një takimi miqësor.
Të lidhura
None found
Shqipëria U-21 dhe Ukraina U-21 do të përballen më 5 tetor 2026 në Debrecen të Hungarisë, ndërsa ora e zhvillimit të ndeshjes do të caktohet dhe publikohet më vonë.
Kjo miqësore është përfshirë në planin përgatitor të kuqezinjve për Kampionatin Europian të vitit 2027, turne në të cilin Shqipëria do të marrë pjesë si një nga vendet organizatore.
Përballja ndaj Ukrainës përbën një tjetër test me rëndësi për stafin kuqezi, i cili do të ketë mundësi të vlerësojë grupin dhe të vazhdojë punën për një prej aktiviteteve kryesore të futbollit europian të moshave.
Dy përfaqësueset janë ndeshur edhe më parë në një miqësore. Takimi i tyre i fundit u luajt në nëntor të vitit të kaluar në “Elbasan Arena” dhe përfundoi me fitoren 2-0 të Shqipërisë U-21.
