Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, ka folur për ndikimin që Lionel Messi dhe Andres Iniesta patën në formimin e tij gjatë viteve të rinisë, sidomos në periudhën kur kufizimet fizike i shkaktonin pasiguri.
Të lidhura
None found
Për të, dy ikonat e klubit katalanas përfaqësonin modele të rëndësishme, jo vetëm për arritjet e jashtëzakonshme në karrierë, por edhe sepse ai e shihte veten te karakteristikat e tyre fizike.
“Ata më bënë të kuptoj se të qenit i vogël në shtat nuk do të thotë se duhet të ndihesh inferior”, ka deklaruar ndërkombëtari spanjoll.
Shembulli i Messit dhe Iniestës, të cilët pavarësisht shtatit relativisht të vogël u shndërruan në dy prej futbollistëve më të mirë në botë, i dha Fermin më shumë siguri dhe e ndihmoi të besonte se mund t’i kapërcente dyshimet e veta.
Lopez ka vënë në dukje edhe anët pozitive që mund të sjellë një fizik më i vogël në futboll, veçanërisht në shpejtësinë e të menduarit dhe në marrjen e vendimeve.
“Ata më ndihmuan të mos dyshoja kurrë te vetja dhe të besoja se mund t’i realizoja ëndrrat e mia”, ka shtuar Fermin.
Në moshën 21-vjeçare, mesfushori është bërë tashmë pjesë e konsoliduar e Barcelonës. Pas një vere të vështirë, ai është rikthyer së fundmi në fushë dhe synon të vijojë rritjen e tij në elitën e futbollit.
