Shqipëria nuk mund të fitojë ndaj Islandës me 10-të lojtarë, e pësojmë në sekondat e fundit (VIDEO)

Shqipëria nuk ka mundur të fitojë ndaj Islandës me 10-të lojtarë

Gjithçka nisi në favor të kombëtares tonë, ku në minutën e 11-të, Gunnarsson doli me kartonin e kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Uzunit.

Pas agresivitetit të djemve tanë, Uzuni merr krahun e majtë dhe shërben një top të bukur drejt zonës dhe në minutën e 35-të Lenjani shënon me kokë, duke dërguar kështu ekipet në dhomat e zhveshjes me këtë rezultat.

Pjesa e dytë ishte plot raste nga Shqipëria, por nuk arritën të gjenin golin e dytë.

Broja u aktivizua në pjesën e dytë duke dhënë disa shkëndija por nuk arriti të gjente golin. Uzuni gjithashtu pati një rast të bukur dhe të pastër, por nuk arriti të shënonte.

Fati ynë i keq nuk na u nda edhe në këtë ndeshje, kur në minutën e 96-të, Islanda gjen golin e barazimit./ h.ll/albeu.com

Shtuar 27.09.2022 22:45