Çekia 1-0 Shqipëria
Shqipëria dhe Çekia përballen në Pragë, në kuadër të Nations League. Për këtë takim, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho dhe homologu Hasek kanë zgjedhur titullarët. Nga minuta e parë luajnë më të mirët, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme.
Në portë është Strakosha, sakaq prapavija formohet nga Hysaj, Ismajli, Kumbulla e Mitaj. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi e Ramadani. Daku, do ketë mbështetjen e Bajramit dhe Asanit në sulm.
Shqipëria renditet në vendin e dytë me 3 pikë të grumbulluara, ndërsa Çekia është në pozitën e 3-të. Arbitër i takimit është francezi Bastien.
Formacionet:
ÇEKI: Kovar; Vitik, Holes, Boril; Coufal, Soucek, Cerv, Provod; Cerny, Chory, Sulc.
SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Asani, Bajrami, Daku.
Minutë pas minute:
52- Asani shpërdoron rast të artë, e pabesueshme. Gabon para portierit.
46- Nis e dyta.
45- Mbyllet fraksioni. Shqipëria krijon pak në këto 45 minuta.
42- Boril “fal” golin. Nga fare pranë portës nuk realizon.
37- I rrezikshëm Cerny, ritëm i lartë në Pragë.
25- Bajrami provon nga distanca, pa rezultat.
12- Ushtron presion Çekia. Kuqezinjtë në prapavijë. Minuta të dobëta për kuqezinjtë.
2- Gol. Realizon ekipi vendas. Chory gjuan saktë, duke mposhtur Strakoshën.
1- Nis ndeshja.