Trump mbështet Ken Paxtonin në Teksas: Edhe nëse nuk duket apo nuk flet mirë, votojeni

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur mbështetjen për Ken Paxtonin, kandidatin republikan për Senatin në Teksas, ndonëse prezantimin e tij para elektoratit e shoqëroi edhe me disa komente thumbuese.

Të lidhura

None found

Në një tubim elektoral, Trump e cilësoi Paxtonin si “prokurorin e përgjithshëm më të madh” që ka pasur ndonjëherë Teksasi. Më pas, ai komentoi paraqitjen, të folurën dhe mënyrën e veshjes së kandidatit.

“Disa mund të mos e pëlqejnë mënyrën se si vishet”, u shpreh Trump, ndërsa vuri në dukje se atë mbrëmje Paxton ishte paraqitur shumë mirë, i veshur me një kostum blu.

Duke vijuar me nota humori, presidenti amerikan tha se disa zgjedhës mund të mos e pëlqejnë as mënyrën se si Paxton flet. Sipas tij, kandidati “mund të mos vishet siç duhet, mund të mos flasë tamam në mënyrë perfekte dhe mund të mos jetë djali më i pashëm” që ka parë ndonjëherë.

Pavarësisht këtyre komenteve, Trump nuk la asnjë paqartësi për qëndrimin e tij ndaj kandidaturës së Paxtonit. “Ai meriton të jetë senatori juaj i radhës”, deklaroi ai.

Ken Paxton është republikan, mban postin e prokurorit të përgjithshëm të Teksasit dhe synon ta përfaqësojë këtë shtet në Senatin amerikan pas zgjedhjeve të ardhshme.


Shtuar 10.09.2026 11:49

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabet