Kanë përfunduar 45 minutat e para mes Shqipërisë dhe San Marinos në “Elbasan Arena” në kuadër të kualifikueseve të botërorit, Katar 2022.
“Kuqezinjtë” edhe pse kanë dominuar gjatë gjithë pjesës së parë, nuk kanë arritur të shënojnë me shumë se një gol me Rei Manaj në minutën e 31’.
Rast të mirë pati edhe Uzuni në minutat e para, por topi kaloi ngjitur me shtyllën.
Në krehun tjetër, San Marino ka menduar vetëm për mbrotjen duke mos e rrezikuar asnjë herë portën e cila mbrohet nga Strakosha. /albeu.com/