Është përcaktuar shorti i raundit të parë në Conference League, me tre skuadra shqiptare që kanë mësuar kundërshtarët e tyre në këtë fazë.
Vllaznia e Shkodrës do të ndeshet me Malishevën nga Kosova, një tjetër ekip shqiptar. Madje, kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini shihen si kurrë më parë në vazon e favoritit.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, Elbasani do të ketë përballë BATE Borisov, skuadrën bjelloruse që konsiderohet një “përbindësh”.
Një short shumë i vështirë ka dalë edhe për Dinamon e Ilir Dajës. “Blutë” e kryeqytetit do të përballen me Astanën e Kazakistanit, në duelin për një vend në turin e ardhshëm.
Takimet e para janë planifikuar për më 9 korrik, ndërsa sfidat e kthimit do të zhvillohen më 16 korrik.

