Malisheva e Ballkani zbulojnë rivalët e parë në Ligën e Konferencës

Shorti i raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës ka përcaktuar kundërshtarët e klubeve kosovare, duke sjellë përballje të forta që në startin e aventurës evropiane.

Si nënkampione e Kosovës, Malisheva do të ndeshet me Vllazninë e Shkodrës, në një duel që pritet të jetë i balancuar dhe mjaft konkurrues.

Të lidhura

None found

Ballkani, në anën tjetër, do të matet me skuadrën nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads, një ekip me përvojë në kompeticionet evropiane.

Të dy përfaqësuesit kosovarë do t’i luajnë ndeshjet e para si mysafirë më 9 korrik, ndërsa takimet e kthimit janë paraparë për 16 korrik, një javë më pas.

Në një zhvillim tjetër, Dukagjini, që është fitues i Kupës së Kosovës, do ta nisë rrugëtimin evropian nga raundi i dytë kualifikues dhe kundërshtarin do ta kuptojë në ditët e ardhshme.

Edhe ekipet e tjera të rajonit tashmë kanë mësuar rivalët e tyre.

Elbasani është shortuar përballë gjigantëve bjellorusë të BATE Borisov, ndërsa Shkëndija do të luajë kundër Europa FC nga Gjibraltari.

Ndërkohë, Deçiqi do të ketë përballë skuadrën letoneze Liepaja.


Shtuar 16.06.2026 18:32

MariobetMariobetimajbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetkralbetgalabetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişzirvebetGrandpashabetkralbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomzirvebetjojobet girişgrandpashabet giriş