Shkëndija u mund me shifrat 2-1 në fushën e skuadrës skoceze Hibernian, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Të lidhura
None found
Fraksioni i parë u karakterizua nga përplasje të forta në mesfushë mes dy ekipeve, por deri në përfundimin e tij rezultati mbeti pa gola.
Skuadra shqiptare kaloi në disavantazh në minutën e 76-të të pjesës së dytë, kur Owen Elding realizoi për vendasit.
Përgjigjja e Shkëndijës erdhi vetëm tre minuta më pas. Marko Gjorgjievski gjeti rrjetën dhe vendosi baraspeshën 1-1.
Në minutat e fundit, Hiberniani arriti ta ndryshonte sërish rrjedhën e takimit, me Warren O’Hora që shënoi golin për rezultatin përfundimtar 2-1.
Pas kësaj disfate, Shkëndija do të synojë ta përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet pas një jave në Shkup.
