Khvicha Kvaratskhelia shkëlqeu në sezonin e parë të Napolit, ku në 34 ndeshje, dhuroi 10 asiste, ndërsa shënoi 12 gola.
Talenti gjeorgjian që luan në krahët e sulmit në një intervistë të dhënë nuk ka harruar të falenderojë trajnerin që ishte në krye të napoletanëve për sezonin 2022/2023, Luçiano Spalletin.
“Ai ishte si një baba dhe nuk mund ta falënderoj sa duhet. Më dha mundësinë të luaja në nivele shumë të larta dhe më mbështeti gjithmonë, edhe në momentet më të vështira. Kur nuk mund të jepja maksimumin, ai ishte gjithmonë aty për të më inkurajuar, për të më mbrojtur, për të më këshilluar se si t’i përballoja gjërat. Nëse u bëra lojtar, është merita e tij” – tha ai.