Shkarkimi i Koeman, zbulohet favoriti për stolin e Barcelonës

Humbja me Rayo Vallecanon ka sjellë shkarkimin e trajnerit Ronald Koeman nga stoli i Barcelonës. Ky sezon edhe pse nisi mirë, nuk pati vazhdimësi për katalanasit, e pozicioni i holandezit u vu  shumë herë në dyshim.

Nga eksperti i merkatos, Romano përmes një postimi në “Facebook” konfirmoi se Xavi është favoriti për të pasuar Koeman.

Gjithashtu në listë është edhe trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez. /albeu.com


Shtuar 28.10.2021 08:27