Cristiano Ronaldo nuk e ka pritur mirë eliminimin e mbrëmshëm të Portugalisë ndaj Belgjikës me rezultatin 1-0, në fazën e 1/8-tave të Europianit.
Pas sfidës, sulmuesi është fokusuar nga kamerat teksa hedh dhe shkelmon shiritin e kapitenit.
Një gjest i rëndë për 36-vjeçarin, i cili duket se është mposhtur nga nervat e momentit.
Nga ana tjetër, kjo nuk është hera e parë kur nervozizmi i Ronaldos i tejkalon disi limitet pasi edhe në sezonin e fundit me Juventusin, pas një disfate flaku fanellën bardhezi.
Megjithatë, më pas u justifikua se ishte dhuratë për një nga mbledhësit e topave jashtë fushe.