Pas përfundimit të rrugëtimit të Shqipërisë në Euro2024, lojtarët e kombëtares kanë bërë reagimet e tyre. Një ndër to ishte edhe postimi i Armando Brojës, i cili i dha një mesazh Ernest Muçit, por nuk la pa përmendur edhe trajnerin e tyre Sylvinhon.
Të dy futbollistët, si Broja ashtu edhe Muçi, u angazhuan shumë pak në ndeshjen e rëndësishme me Spanjën në Euro2024.
Broja shkruan se do të vijë koha, si për të edhe për Muçin, me të cilin ka qenë së bashku në U-19.