Shënoi golin e parë me Chelsea, Broja: Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë moment

Armando Broja ka shkruar emrin e tij në librin e Chelsea, duke shënuar golin e parë profesional me fanellën blu.

Chelsea fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Wolves dhe Armando Broja ishte autori i golit të tretë në minutën e 90-të, duke shënuar një gol fantastik dhe jo lehtë për të harruar.

Pas përfundimit të ndeshjes, ylli i Shqipërisë ka komentuar këtë moment: “Është gjithmonë një pritje në ankth pak sekonda kur arbitrat kontrollojnë për një pozicion jashtë loje. I mbajta gishtat e kryqëzuar, por mendova se e kisha matur mirë hapin tim.

Faleminderit tifozëve për mbështetjen. Ishte joreale, e kam pritur golin tim të parë. Është një moment surreal. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Të gjithë e dinë se në një nga klubet më të mëdha në botë do të ketë konkurrencë.

Kjo na ndihmon të gjithëve të rritemi si lojtarë. Ne kemi një skuadër të madhe, të gjithë janë të rëndësishëm në çdo kohë”, është shprehur Armando Broja./h.ll/albeu.com


Shtuar 8.10.2022 18:28