Realit i mjaftojnë 10 minutat e fundit, Napoli konfirmohet “mbreti” italian në Europë, Chelsea “ngec” në shtëpi (VIDEO)

Real Madridi ka arritur fitojë në “Santiago Bernabeu” përballë Leipzig edhe pse jo pa vështirësi.

“Galaktikët” arritën të zhbllokonin rezultatin vetëm në minutën e 80 me mesfushorin Valverde, ndërsa golin e sigurisë do ta shënonte në shtesë Asensio, i cili erdhi nga stoli.

Pas kësaj fitoreje Reali konfirmohet në krye, ndërsa Leipzig në vendin e fundit.

Chelsea nuk arriti të shkojë më shumë se barazimi ndaj Salzburg në “Stamford Bridge” duke vënë në diskutim realisht kualifikimin.

“Blutë” arritën të kalonin të parët në avantazh me Sterling në minutën 48, por miqtë me anë një aksioni model barazuan  në minutën e 75 me Okafor.

Nga minuta e 66 në lojë ishte edhe Armando Broja, që bëri një paraqitje të mirë, madje në fundi iu afrua edhe golit, por goditja e tij përfundoi mbi kuadrat.

Vendi i parë në Grupin e E mbahet nga Milani me 4 pikët, më pas vjen Dinamo Zagreb me 3, Salzburg 2 dhe Chelsea 1 pikë.

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e parë për trajnerin Potter në stolin e Chelsea.

Napoli luajti sot ndeshjen e cila ishte përcaktuar për t’u luajtur ditën e djeshme, por që u shty për shkak të vdekjes së mbretëreshës.

Skuadra e Spalletit konfirmohet edhe njëherë skuadra “lider” italiane në Champions.

Ndeshjet e sotme në transfertë ka arritur ta fitojë me rezultatin bindës 0-3, me golat  e Politano (68), Raspadori (85) dhe Ndombele (90+1)./albeu.com