Tashmë gjithçka është zyrtare. Kaina Nunes është lojtari më i ri i Chungnam Asan Fc në Korenë e Jugut. Sulmuesi brazilian do të vazhdojë tashmë karrierën në kontinentin aziatik, ndërsa i bashkohet sulmuesit të kombëtares, Jasir Asanit. Chungnam Asan FC e mbylli sezonin e kaluar në vendin e dhjetë.
Nga ky trasnferim Tirana përfiton 158 mijë eruro, shumë kjo që shkon në arkat e bardhebluve. Palët kanë firmosur një kontratë deri në dhjetor të këtij viti.
26-vjeçari me kryeqytetasit arriti të shënonte 4 gola në pjesën e parë të sezonit në 16 ndeshje të luajtura. Kujtojmë se në merkaton e verës iu bashkua Tiranës nga skuadra e Vllaznisë. /newsport.al/