Shefi i PGMOL, Howard Webb shpjegon vendimin në barazimin e Man City që e çmendi Haaland-in

Manchester City-t i’u mohua gabimisht një mundësi e qartë për të shënuar në fund të ndeshjes, pranoi shefi i PGMOL, Howard Webb.

Gjyqtari Simon Hooper i fryu bilbilit për të ndaluar lojën në momentin që Jack Grealish ishte nisur për të shënuar. Zyrtari fillimisht e vazhdoi lojën në avantazh pasi Emerson Royal bëri një ndërhyrje të keqe ndaj Erling Haaland, në momentin që sulmuesi dërgoi topin drejt Jack Grealish, lëvizja u ndërpre dhe u dha një faull.

Vendimi i Hooper ndezi tërbim në mesin e skuadrës së Manchester City-t, me Haaland që u përball me zemërim me arbitrin.

Webb, kreu i Bordit të Zyrtarëve të Ndeshjeve të Lojërave Profesionale, tha në Sky Sports se zyrtarët bënë një gabim. Ai tha: “Po, është një gabim gjyqtari, dhe ju keni të drejtë, VAR nuk ka asnjë rol për të luajtur këtu. Sigurisht, ne gjithmonë kërkojmë, si zyrtarë, të kemi atë ndikim pozitiv në lojë, duke u përpjekur të identifikojmë rastet kur mund të lejojmë që loja të luajë me avantazh. Dhe Simon Hooper, arbitri në këtë rast, normalisht është i mirë në identifikimin e këtyre gjërave. Në këtë rast të veçantë, ai sheh një faull mjaft të fortë dhe të pamatur nga Emerson Royal te Haaland. Ai bën punën e vështirë, ai vetëm heziton një moment për të parë nëse një avantazh është i mundur. Por ai e kupton në mendjen e tij, duke e menduar mirë, se ishte një ndërhyrje e fortë.” /Albeu


Shtuar 12.12.2023 21:46