Asgjë nuk është zyrtare, por duket se Xherdan Shaqiri është duke u përpjekur për të qenë në ndeshjen e fundit të Zvicrës kundër Serbisë.
Ndeshja është shumë e rëndësishme pasi do të përcaktojë përfundimisht se cila përfaqësuese do të kalojë në fazën tjetër të Kupës së Botës.
Shaqiri nuk ishte kundër Brazilit pasi kishte një shqetësim në kofshë, por “Blick” jep një lajm të mirë duke thënë se ai është kthyer në stërvitje së bashku me Okafor./ h.ll/albeu.com