Xherdan Shaqiri blen tokë në Zvicër, do ndërtojë një super vilë (FOTO LAJM)

Xherdan Shaqiri ka plane të mëdha në Zvicër.

Futbollisti i Liverpoolit ka blerë tokë në Zvicër, në Rheinfeld.

Siç shkruan ‘Blick’, lojtari kosovar ka blerë një parcelë 1000 metra katrorë. Aty ai po planifikon ndërtimin e një shtëpie super-luksoze.

Shaqiri po planifikon ta rrënojë shtëpinë e vjetër dhe në këtë pjesë të ndërtojë një shtëpi të madhe, me pishinë të notit dhe një kopsht me madhësi prej njëmbëdhjetë metra katorë.

 

 

Një banor i kësaj lagje shprehet shumë i lumtur kur merr lajmin se ylli i Kombëtares së Zvicrës shumë shpejt do të bëhet banor i kësaj lagjeje.

“Do të isha tejet i lumtur nëse ai vjen këtu”, ka thënë Roger Erding.

 


Shtuar 24.03.2021 20:49