Xherdan Shaqiri i cili shënoi golin e barazimit kundër Spanjës ka reaguar në rrjetet sociale.
Shaqiri nuk luajti në shtesa pasi u zëvendësua si pasoje e një dëmtimi, duke humbur kështu edhe penalltitë.
Ai ka falenderuar tifozët për mbështejtejt e madhe që i dhuruan kombëtares zviceriane gjatë Euro 2020.
Postimi i plote:
“Ishim kaq afër! Shumë krenar për çdo lojtar të këtij Ekipi! faleminderit vëllezërit e mi për këto emocione të mahnitshme gjatë Euro 2020. Faleminderit shumë tifozëve në shtëpi dhe në botë për mbështetjen e mahnitshme. /albeu.com/