Xherdan Shaqiri do të fillojë një aventurë të re në futboll, kësaj radhe në MLS.
Klubi amerikan i Chicago Fire, ka arritur marrëveshje me klubin dhe lojtarin për transferimin e tij, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Dokumentacioni është kompletuar dhe Shaqiri do të kalojë nga Lyon te Chicago Fire.
Çmimi që do ti paguajë klubi amerikan Lyonit është 7 milionë euro.
Shaqiri largohet nga Ligue 1 vetëm pas gashtë muajsh qëndrim, ku luajti në 11 ndeshje dhe shënoj dy golave.
Sipas L’Equipe, Shaq fitonte 350 mijë euro në muaj te Lyon.
Sipas Blick, Shaqiri nuk ka pse të shkurtojë pagën në Amerikë. Përkundrazi, ai do të marrë katër milionë euro ne vit.
Sipas Blick, ai do të nënshkruajë kontratë deri në dhjetor të vitit 2024.