Sipas “Corriere dello Sport”, Xherdan Shaqiri ka kërkuar largmin nga Liverpooli këtë sezon.
Kontrata e Shaqirit skadon në vitin 2023, por artikulli sugjeron që ai mund të largohet me parametër zero dhe kjo ka ngjallur interesimin e disa skuadrave.
Skuadra e Lazios është njëra ndër më të interesuarat për “Big Shaq”, pasi ai pëlqehet nga Maurizio Sarri për futbollin e tij të shpejtë. Atletico Madrid dhe Milani janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e Shaqirit.