I ftuar sot në Report Tv, Dritan Shakohoxha është shprehur me tone të ashpra kundrejtë kreun të FSHF-së, Armando Duka.
Ai ka hedhur akuza të forta në drejtim të tij duke thënë se Duka hedh poshtë këdo që i del kundra.
Ai thotë se Duka fsheh emrat e delegatëve që kanë të drejtë vote, për të bërë pikërisht atë që bëri me zgjedhjet në shoqatën e Tiranës, që futi persona të panjohur thjesht për të votuar, por që në të vërtetë nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.
“Në zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës erdhën disa njerëz për të fituar, u manipulua rezultati, 3 ditë para se të bëhet asambleja e Tiranës, kur konstatuan që nuk kishin kontrollin e votave, FSHF futi emra të panjohur. Prodani kishte numrat për të qenë kryetar i kësaj shoqate, por FSHF shtoi 15 anëtarë të rinj, vetëm për të votuar, njëri jeton në Mat, tjetrin Billisht, emra që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin. (…) Unë do bëj seriozisht punën me njerëz të futbollit.
Unë kërkoj emrat e delegatëve, kush voton, nuk i jep as përpara mbledhjes së asamblesë, as pas, po të kërkosh delegatët e Elbasanit, Durrësit nuk i tregon, çfarë fsheh, çfarë frike ka. Pse nesër do të zhvillohen zgjedhjet në Fier dhe nuk i di njeri emrat e delegatëve. Kanë frikë, se do thotë komuniteti “kush është ky”, siç pati në shoqatën rajonale të Tiranës që kishte njerëz që nuk i njihnin. E dija që do kisha vështirësi, por nuk e dija që ishin kaq votofob.
Nuk e kuptoj motivin. Pjesa më e madhe që duan të votojnë është frika. Më duhet frika si në ’90 kur u përmbys diktatura komuniste. Më duket vetja si në atë situatë. Të gjithë kanë frikë sepse kush del kundër bie nga kategoria. Këta nuk të fusin në burg port ë shkatërrojnë skuadrën. Kush kanë dalë kundër i kanë kërcënuar tani ta shihni çfarë do bëjmë me ju. Kush ka dalë kundër ka rënë nga kategoria. Hakmarrja për votën kundër është shumë evenimente. Nuk bashkëjetojnë dot me demkoracinë”, tha Shakohoxha në Report Tv.