Shakohoxha: Federata të tregojë listat e votuesve

Çështja e zgjedhjes së kreut të ri të FSHF, sipas Dritan Shakohoxha, kandidat për president të FSHF, duhet të aplikohet me transparencë.

Në një komunikim për emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, në MCN TV, Shakohoxha, u shpreh se ka vetëm një kërkesë për Federatën, të tregojë transparencë në këtë proces dhe të tregojë listën e votuesve.

“Cdo gjë në këtë botë e ka një fund, dhe ky është momenti im për të kandiduar, ju jeni mësuar më luftë, me situata politike, por unë se bëj në këtë mënyrë.

Unë kërkoj vetëm një gjë nga Federata, të tregoj transparencë, të tregoj listën e votuesve e jo të fusni njerëz që nuk kanë të drejtë vote, kërkoj gjënë më të ndershme.


Shtuar 27.01.2022 22:58