Rinisin rreshjet, parashikimi i motit për ditën e premte

Vendi ynë për ditën e premte pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti do të nisë me kthjellime dhe gradualisht shtim të vranësirave deri të dendura. Në mesditë e kryesisht pasdite në zonën qendrore dhe atë jugore reshje shiu me intensitet të ulët.

Në lindje dhe juglindje në orët e mbrëmjes reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-8 m/sek. Deti i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen me rritje në vlerat minimale:

në zona malore -5 deri 9°C
në zona e ulëta -3 deri 14°C
në zona bregdetare 1 deri 14°C

Shtuar 27.01.2022 23:22

Tags: ,