Ndarja e Shakirës dhe Gerard Pique, e cila nisi si sekret i hapur, është bërë realitet pas konfirmimit të këtij lajmi nga këngëtarja mëngjesin e së shtunës. “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, tha ajo.
Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, ju kërkojmë të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në deklaratën e shkurtër të agjencisë së komunikimit të artistit kolumbian, shkruan albeu.com.
Megjithatë, të dy po kalojnë fundjavën me djalin e tyre Milan në Hluboka, ku i vogli po luan në një turne ndërkombëtar bejsbolli, siç zbulohet ekskluzivisht nga “Mamarazzi”, që i përket “El Periodico”. Për më tepër, siç siguroi tashmë Shakira në letrën e saj, të dy duan të ruajnë mirëqenien e fëmijëve të tyre pavarësisht ndarjes së çiftit .“Marrëdhënia e tyre miqësie nuk po kalon momentin më të mirë, por e ruajnë për të mirën dhe lumturinë e fëmijëve të tyre”, ka shpjeguar ky burim.
Një distancë që zgjat tre muaj
Pak ditë më parë, gazetari Emilio Perez de Rozas zbuloi se qendërmbrojtësi i Barçës ishte kthyer në apartamentin e tij që ndodhet në rrugën Muntaner në Barcelonë, për shkak të kohës së keqe që po kalonte kjo marrëdhënie për shkak të një pabesie të futbollisti me një vajzë 22-vjeçare. Sipas ‘Mamarazzi Edhe ambienti i lojtarit rithekson se arsyeja tjetër e kësaj distancimi është si pasojë e “lodhjes së marrëdhënies”, e cila zgjat që nga viti 2010.
“Shakira duket e qetë, duke bërë përpjekje për të buzëqeshur dhe për t’u sjellë mirë me njerëzit që i afrohen, megjithatë Pique është më i dëshpëruar”, thotë burimi. Pique, sapo të kthehet në Spanjë, planifikon të shkojë në Maldive, ajo që nuk e di është nëse do të shkojë me të dashurën e tij të re, stjuardesën 22-vjeçare. /albeu.com/