Këtë të enjte në mbrëmje, skuadra jonë kombëtare do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj. Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë në Varshavë, duke nisur nga ora 20:45 në një takim, ku synohet historia.
Për herë të parë, Shqipëria ka arritur në një tur të tillë të Botërorit dhe për të shkruar histori, 11 lojtarët që do të luajnë nga minuta e parë dhe ata që do të aktivizohen nga stoli, duhet që të bëjnë ndeshjen perfekte.
Silvinjo ka pasur 3 ditë në dispozicion për të përgatitur skuadrën dhe pritet që në takimin e sotëm, të bëjë surpriza në formacion, sidomos në repartin e sulmit aty ku mungesat janë më të mëdha.
Kështu, porta do t’i besohet sërish Thoma Strakoshës, i cili do të ketë para 4 mbrojtës.
Në të majtë, do të luajë Mario Mitaj, ndërkohë që në të djathtë hapësirë do të ketë edhe për Elseid Hysajn.
Qendra e mbrojtjes do t’i besohet sërish dyshes Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti, ndërkohë që një nga mbrojtësit më në formë, Ardian Ismajli përfundon sërish jashtë.
Në mesfushë, Asllani dhe Shehu janë titullarë të padiskutueshëm, ndërkohë që ka një balotazh mes Ramadanit dhe Laçit, me këtë të fundit më të favorizuar.
Në të djathtë të sulmit, do të jetë Myrto Uzuni ndërsa në të majtë do të jetë Arbër Hoxha.
Në qendër të sulmit, pritet të jetë Bajrami si “9-sh fals”.
Megjithatë, gjatë ndeshjes mund të kalojë Bajrami në krah dhe në qendër të zhvendoset Uzuni.

