Sezoni i fundit? Chiellini mund të marrë vendimin më të vështirë të karrierës

Kapiteni dhe legjenda e Juventusit, Giorgio Chiellini po mendon të “varë këpucët në gozhdë” në fund të këtij sezoni, sipas asaj që raporton prestigjozja italiane, La Gazzetta dello Sport.

36 vjeçari po kalon një moment të vështirë. Dëmtimi në gju  në javën e parë të sezonit 2019/20, e ka mbajtur jashtë fushës thuajse gjatë gjithë kohës.

Me vetëm nëntë paraqitje në Serie A këtë sezon dhe një situatë të pazgjidhur të kontratës me Zonjën e Vjetër, gazeta raporton se italiani mund të konsiderojë tërheqjen nga futbolli.

Juventusi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për Merih Demiral, i cili kërkon garanci për kohën e lojës, dhe se Zonja e Vjetër do të nënshkruajë një mbrojtës të ri vetëm nëse ka largime të tjera përfshirë Chiellini, shkran gazata italiane.

La Gazzetta dello Sport raporton se portieri Gianluigi Buffon pritet të rinovojë kontratën e tij që skadon në qershor dhe të vazhdojë për një vit tjetër.

Klubi do të jetë i hapur për të vazhduar me veteranin si zgjedhja e dytë pas Vojciech Szczesny, pasi ai ka treguar se është ende i besueshëm. /albeu.com/


Shtuar 17.03.2021 14:45