Rei Manaj shkëlqeu me Sivasspor, teksa në sezonin e fundit realizoi 18 gola.
Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re, ku mediat në Turqi bëjnë me dije se interesim ka shfaqur një skuadër italiane.
Sipas asaj që shkruhet, Lazio po monitoron me kujdes situatën dhe mund të bëjë hapa konkret drejt futbollistit kuqezi.
Kryeyqtetasit kanë nevojë për një bomber, i aftë të shndërrojë në gol mundësitë që i jepen, e emri i Manaj duket i duhuri.
Gjithsesi, është shumë shpejt për të folur për diçka konkrete, pasi fokusi për momentin është te Euro 2024, ku futbollisti synon që të lërë gjurmë me ekipin përfaqësues.