Serie A, vetëm barazim në Bologna, Lazio e Hysaj nuk “shkrep”

Serie A ka luajtur këtë mbrëmje një ndeshje. Lazio barazoi 0-0 në Bologna, në një ndeshje mjaft delikate.

Shanset do ishin të barabarta në pjesën e parë.

Nga dy goditje në portë për secilën skuadër, por rrjetat mbetën të paprekura.

Në pjesën e dytë, ekipet shfaqën dëshira të madhe për të shënuar, por sërish mbrojtjet kundërshtare ishin mirë të pozicionuara.

Titullar për lacialët ishte Elsi Hysaj.

Të besuarit e Sarrit ndodhen në zonën Champions, në vendin e 3-të. Ndeshja e radhës për ta është në shtëpi, ndaj Romës./Albeu.com/


Shtuar 11.03.2023 22:41

Tags: ,