Serie A tashmë e ka fituar Evropianin

Italia është në finalen e “Euro 2020” ku do të përballet me Anglinë, por Seria A tashmë e ka fituar turneun falë 36 golave nga lojtarët e saj, krahasuar me 29 të atyre nga Premier League. Finalja mes Italisë dhe Anglisë, do të zhvillohet të dielën prej orës 21:00 në stadiumin “Wembley” në Londër.

Sa i përket 129 golave të shënuar në “Euro 2020”, më së shumti u shënuan nga lojtarët e Serie A, me Atalantan që ishte klubi më efikas në këtë aspekt. Pas Serie A, vjen Premier League me 29 gola dhe pastaj Bundesliga me 28 gola të realizuara. Futbollistët e La Ligas, kontribuuan me nëntë gola, ata të Ligue 1 me shtatë dhe lojtarët e ligës portugeze me tri gola.

Ata të ligës së Belgjikës, Holandës, Rusisë, Kroacisë dhe divizionit të dytë të Anglisë, regjistruan nga dy gola secili. Ndërsa, nga një gol e shënuan futbollistët e ligave tjera, si Turqia, Hungaria, Skocia, Sllovakia, Çekia, Ukraina dhe klubet kineze.


Shtuar 9.07.2021 16:16