Njoftim i rëndësishëm për ata që duan të udhëtojnë drejt Greqisë: Nga kjo pikë doganore mund të udhëtoni lirshëm

Pika kufitare e Mavromatit për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Greqisë dhe anasjelltas, tashmë funksionon 24 orë dhe pa limit të personave që lejohet të hyjnë.

Përsa i përket pikës tjetër të Mertzianit, kjo pikë kufitare do të funksionojë nga data 13 korrik, nga ora 7:00 deri në orën 19:00, sipas orës lokale të Shqipërisë.

Sipas njoftimit, kushtet për të hyra në Greqi mbeten të njëjta me ato të deritanishmet.


Shtuar 9.07.2021 16:14