Seria A, Stefano Pioli është trajneri i muajit tetor

Stefano Pioli është emëruar nga Lega Seria A  si trajneri I muajit tetor në Seria A. Trofeu do t’i jepet të dielën në ndeshjen Milan-Inter.

Ky është motivimi i dhënë nga CEO i Lega Seria A, Luigi De Siervo, në drejtim të Piolit për performancën e klubit të tij .

“Në sezonin e tij të tretë me kuqezijntë, Stefano Pioli po vazhdon punën e shkëlqyer që ka rikthyer Milanin në krye të Seria A TIM. Menaxhim perfekt i grupit, një lojë bindëse dhe aftësia për rë përmirësuar çdo lojtar në skuadër, vërtetojnë të gjitha meritat e Piolit, i cili në tetor realizoi 5 fitore në 5 ndeshje.”

Këto kanë qënë fjalët e CEO-s për teknikun e Milan-it, Stefano Pioli./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.11.2021 12:35