Sergio Aguero reagon pas lajmit se ai nuk do të luante më futboll (FOTO LAJM)

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero ka reaguar me një postim në “Twitter” rreth lajmit se ai nuk do të luante më futboll.

Sulmuesi 33-vjeçar pësoi një aritmi gjatë lojës në ndeshjen ndaj Alaves në 30 tetor. Ekzaminimet përkatëse treguan se ai do të qëndronte jashtë fushave për 3 muaj.

Por ditën e sotme dolin një lajm ku thuhej se problemi i tij është më i madh seç mendohej dhe se mundësitë që ai të mos luaj më fare janë të mëdha.

Gjithësesi Aguero ka reaguar dhe ka komentuar situatën e tij tek rrjeti social.

“Në përgjigje të thashethemeve, mund t’ju them se jam duke ndjekur udhëzimet e mjekëve të klubit, duke kryer analiza dhe trajtime dhe për të parë se si do të evoloj brenda 90 ditëve. Mendoni gjithmonë pozitivisht”, ka shkruar Aguero.

Gjithsesi nga klubi i Barcelonës ende nuk ka një njoftim zyrtar./h.ll./albeu.com

 


Shtuar 12.11.2021 16:47