“Shpresoj të rifillojë shpejt projekti i stadiumit. Scudetto? Shpresojmë, por qëllimi është Champions”, këto janë fjalët e presidentit të Milanit, marë nga Corriere dello Sport.
MILAN- “Scudetto? Ju duhet të ndiqni ëndrrat tuaja dhe unë kam Parë me kënaqësi që trajneri dhe lojtarët kanë ambicie të mëdha. Por unë jam një njeri biznesi dhe në buxhetin e këtij viti kemi shkruar kualifikimin për Ligën e Kampionëve. Nën drejtimin e sigurt të Piolit, Milani po përparon çdo ditë. Ajo që më pëlqen më shumë tek ai është se ai kurrë nuk ankohet, ai gjithmonë gjen zgjidhjen e duhur për t’u përballur me lojën. Ai është një person me cilësi.
Scaroni: I uroj Donnarumma çdo të mirë
“Donnarumma është një portier i madh. Ai dha një kontribut të madh për Milanin, I uroj atij më të mirën dhe nuk kam asnjë hidhërim ndaj tij dhe shpresoj që gjithashtu publiku i San Siro ta mirëpresë atë me simpati”.
Scaroni për projektin e stadiumit:
“Pa stadiume, Serie A është e destinuar të zbres më poshtë sesa të ngjitet lart. Renovimi i San Siro? Duke pasur parasysh që projekti që prezantuam përfshin ndërtimin e një stadiumi të ri është në rregull.
Scaroni: Maldini është një menaxher i madh. Ibra?..
“Maldini? Sot ai është shumë më shumë menaxher sesa një ose dy vjet më parë, ai ka hyrë në rrugën e thellimit dhe pjekurisë dhe sot ai është bërë një menaxher shumë më i mirë sesa ishte në fillim, por rruga e tij vazhdon”. Dhe sapo të largohet, Ibrahimovic gjithashtu ka ambicie si drejtor sportiv: Në dëshiron, ai do të ketë të gjitha mjetet për ta bërë këtë”.
Scaroni për Superligën dhe Kampionatin Botëror çdo dy vjet:
“Unë e konsideroj projektin e Superligës të vjetëruar, Milan e deklaroi atë, por problemet që çuan në mendimin e Superligës mbeten. Duhet të gjendet një zgjidhje, shpresoj në marrëveshje me UEFA-n, sepse nuk mund të kesh klube të mëdha evropiane që ata humbasin sistematikisht”. Dhe mbi hipotezën e Kupës së Botës çdo dy vjet, Scaroni nënvizon se ekziston rreziku “të përfundosh duke luajtur shumë lojëra që nuk mirëpresin publikun e nevojshëm për financimin e klubeve. Mund të jetë më i strukturuar dhe i rregullt”. Përktheu GD /albeu.com/