Donnarumma te Juve? Zbulohen detajet e operacionit

Juventusi po mundohet që të rrëmbejë Gigio Donnarumma nga Milani dhe është duke shfrytëzuar faktin që portieri kuqezi, pa rinovim, në verë mund të lëvizë me parametra zero.

Edicioni i sotëm i gazetës Il Giornale, me firmën e gazetarit Franco Ordine, ka zbuluar propozimin e fundit bardhezi: 10 mln euro neto në sezon për pesë vjet për futbollistin, 20 mln euro komision agjentit Mino Raiola dhe 3 mln euro për babain e portierit.

Deri tani, Raiola ka heshtur dhe madje edhe vetë Donnarumma, që ka mbetur i tronditur dhe është ndjerë i tradhëtuar nga drejtuesit e Milanit që e kanë nxjerrë për të biseduar me delegacionin e tifozëve të Curva Sud që i kanë kërkuar rinovim ose të mos luajë në përballjen e fundjavës tjetër ndaj bardhezinjve.

Kjo për faktin se nuk duan të përjetojnë një rast të ngjashëm me De Vrij-Inter te ndeshja me Lazion. Në fakt, holandezi, atë ndeshje, duke ditur që kishte firmosur me zikaltërit, ishte më i dobëti në fushë dhe madje shkaktoi edhe penallti vendimtare që i hapi rrugën golit të Icardit dhe i dha kualifikimin në Champions ekipit të Spallettit…

Ndërkohë, ka dy javë që mes palëve ka një ftohtësi të tmerrshme. Milani nuk lëviz nga 8 mln euro dhe shtron arritjen e Champions League si një bonus më shumë.

Ndaj edhe Maldini ka ngrirë gjithçka deri në fund të sezonit (ashtu si për rinovimin e Calhanoglu)

Enzo Raiola, sakaq, do të shkojë në Milano për të qenë pranë Donnarumma dhe për ta qetësuar, pasi situata tashmë është shumë e tensionuar.

 

Raiola i ka referuar Milanit se ka në dorë një ofertë 10 mln euro dhe se nëse kuqezinjtë nuk e barazojnë nuk ka akord.

U fol edhe për mundësinë e një “ure” 1 vjeçare me rinovim, por deri tani ka ende refuzim. Në fakt, Raiola do të donte të paktën 3 vjet, klauzolë 30 mln euro lirimi në rast të mos arritje Champions dhe 10 mln euro plus 2 bonus për ta firmosur…

Shtuar 3.05.2021 07:05