Sarri trondit futbollin italian

Maurizio Sarri ka shfrytëzuar këtë të premte faktin që skuadra italiane nuk ka mundur të kualifikohet në Botërorin e ardhshëm në Katar, për të paralajmëruar mungesën e kushteve që duhet të përballojnë klubet në Serinë A.

Trajneri italian 63-vjeçar i Lazios po fliste në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Sassuolo dhe u ankua për “marrëzitë monstruoze të shkruara dhe të folura” në lidhje me humbjen (0-1) kundër Maqedonisë së Veriut dhe mbrojti se më e rëndësishmja është  flasim për garat kombëtare”.

“Askush nuk flet për problemet më serioze. Nëse shikoni Bundesligën dhe Premier League, dhe më pas në një fushë italiane, ju pyesni “Ku jam unë?”

“Askush nuk flet për infrastrukturën, më së paku për fusha, por të dërgosh një lojtar të luajë në një fushë të keqe është si t’i thuash një kirurgu të operojë me një bisturi të ndryshkur. Dhe pastaj thonë se ankohem gjithmonë”, përfundoi ai. /albeu.com/


Shtuar 1.04.2022 18:44