Sanksione nga BE? Qeveria e Kosovës: Nuk kemi njoftim zyrtar, çfarëdo mase do të ishte e padrejtë

Mourinho nuk dëshiron të largohet nga Roma. Trajneri i njohur ka marrë një ofertë marramendëse nga kampioni i divizionit të parë në Arabinë Saudite, Al Ahli, por as miliardat e tyre duket se nuk kanë tunduar portugezin.

Kujtojmë që timonieri i njohur siguroi tifozët se s’do të largohet nga kryeqyteti që pas humbjes në Europa League.

“Ndihem i sigurt këtu. Unë dua të vazhdoj këtu, për ju” – tha atëherë ai.

Mourinho është në krye të skuadrës që nga fillimi i sezonit 2021-22. Ai udhëhoqi skuadrën në finalet evropiane të njëpasnjëshme, duke fituar Conference League sezonin e kaluar, ndërsa arriti në finalen e Europa League këtë sezon.


Shtuar 14.06.2023 19:17