Manchester United, po kërkon transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho.
Të lidhura
None found
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Man Utd ka rifilluar kontaktet me Borussia Dortmund, për të nënshkruar me Jadon Sancho, bisedimet me agjentët e lojtarit kanë filluar, për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.
Dortmund do të ishte e kënaqur me një ofertë rreth 90-95 milionë euro.
21- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 38 paraqitje me fanellën e Dortmundit në të gjitha garat, duke realizuar 16 gola. /
