Saliou Sembene mund ta vazhdojë karrierën te Dinamo pas përfundimit të aventurës me Partizanin. Sipas burimeve të “Neësport.al”, qendërmbrojtësi senegalez po zhvillon negociata të avancuara me klubin dinamovit.
Të lidhura
None found
Futbollisti afrikan 24-vjeçar është pa skuadër që prej korrikut. Për këtë arsye, pritet që ai t’i bashkohet ekipit të drejtuar nga Ilir Daja me parametra zero.
Sembene e njeh mirë kampionatin e Superiores, ku ka arritur të fitojë edhe dy trofe me “Demat e Kuq”. Ai u shpall kampion i Shqipërisë në sezonin 2022-2023, ndërsa në vitin 2024 ngriti Superkupën e Shqipërisë.
Transferimi, i cili është ende në proces, pritet të shihet edhe me “nuanca tradhtie”, për shkak të rivalitetit të madh që ekziston mes klubeve të kryeqytetit.
