Ardian Arifaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, ka komentuar marshin e paralajmëruar për 12 shtator, i cili organizohet në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Të lidhura
None found
Gjatë emisionit “Info Magazine” në Klan Kosova, ai deklaroi se aktiviteti është konceptuar si një marsh gjithëpopullor, ndaj ftesa vlen për çdo qytetar, pa dallime politike.
“Sa di unë janë të ftuar të gjithë dhe nuk di që ka aty diskutime kush me u thirr e kush mos me u thirr, sepse marshi është ideuar ashtu që të jetë gjithëpopullor edhe ftesa është për të gjithë sepse nuk është në pyetje pra vetëm fati i Hashim Thaçit ose Kadri Veselit ose Jakup Krasniqit ose Rexhep Selimit ose dhe të tjerët që janë në Hagë nuk është pyetje vetëm fakti fati i tyre është i tërë Kosovës edhe e ardhmja jo vetëm e kaluara por dhe e ardhmja e shtetit të Kosovës se sa do të pranohet sa do të kontestohet në të ardhmen se nëse do të kemi një vendim çfarë nuk e dëshirojmë, nuk e presim”, u shpreh Arifaj.
Sipas vlerësimit të tij, një vendim i pafavorshëm i Gjykatës Speciale mund të ketë pasoja edhe mbi mënyrën se si Kosova e ndërton rrëfimin e saj për të shkuarën dhe të ardhmen.
Arifaj bëri të ditur gjithashtu se marshi i 12 shtatorit pritet të shënojë pikën kulmore të një fushate dhe të disa aktiviteteve që kanë filluar tashmë në komunat e Kosovës.
