Salernitana pranë transferimit të ish-sulmuesit të Milanit

Salernitana është shumë pranë transferimit të ish-sulmuesit të Milanit, Krzysztof Piatek.

Drejtori sportiv De Sanctis pret dritën jeshile të fundit nga Hertha Berlin për të marrë sulmuesin polak në huazim pa pagesë me të drejtë blerjeje për 7-8 milionë euro.

Kjo do të jetë një goditje e madhe në merkato për klubin e Campanias duke patur parasysh edhe faktin se klubi gjerman do të mbulojë një pjesë të madhe të pagës së lojtarit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.08.2022 11:52