Salah, afrikani i dytë që shënon 100 gola në historinë e Premier Laegue

Liverpool arriti të fitonte ditën e djeshme ndaj Leeds United, në kuadër të javës së 4 të Premier League.

Ndeshja u zhbllokua fillimisht nga Salah në minutën e 20, më pas shënuan Fabinho e Mane në minutat e fundit.

Me këtë gol, egjiptiani është bërë lojtari i 30-të në historinë e Premier League që arrin shifrën e jubilare të golave, dhe është bërë afrikani i dytë që prek këtë shifër pas Didier Drogba i cila ka 104 gola në total.

Salah u bë lojtari i 5-të më i shpejtë që kap shifrën e 100 golavenë këtë kompeticion, duke i’u nevojitur 162 ndeshje. /albeu.com/


Shtuar 13.09.2021 10:18