Saha i kërkon Manchester Unitedit të nënshkruaj me Benzema

Louis Saha i ka kërkuar ish-klubit Manchester United që të bëjë një lëvizje për Karim Benzema në janar.

Benzema raportohet se është i pasigurt në klubin saudit Al Ettihad dhe është lidhur me një largim.

“Benzema do të ndryshonte sulmin e Manchester United dhe kjo është pikërisht ajo që ata kanë nevojë tani”, tha Saha për GFN.

“Ai patjetër do të shënonte gola dhe gjithashtu do të garantonte një paraqitje më të mirë të ekipit.

“Për momentin, është vetëm një ëndërr, por Karim është ende shumë profesionist”. /AlbEu.com/


Shtuar 8.01.2024 12:12